Aktualitet

Plagosja e 3 personave në Bulqizë/ AMP pezullon nga detyra 2 inspektorë policie: Shpërdoruan detyrën

Bëhet fjalë për dy inspektorë të policisë, një në shërbimin e trafikut D.S., dhe një në rendin publik D.S., në Komisariatin e Bulqizës.

zh.ll
Plagosja e 3 personave në Bulqizë/ AMP pezullon nga detyra 2
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

DIBËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) të rajonit Kukës-Dibër, ka pezulluar dy policë të Dibrës, pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”. Bëhet fjalë për dy inspektorë të policisë, një në shërbimin e trafikut D.S., dhe një në rendin publik D.S., në Komisariatin e Bulqizës.

Sipas njoftimit të AMP-së, dy policët dyshohen për shpërdorim detyre në lidhje me një ngjarje të ndodhur më 10 mars 2026 në Bulqizë, ku mbetën të plagosur rëndë tre persona. Sipas hetimeve, rezulton se punonjësit nuk kanë përmbushur detyrat që u ngarkon ligji gjatë ndërhyrjes për këtë rast.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës - Dibër) ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 242 dhe 233 të Kodit të Pr. Penale, ndaj dy punonjësve të policisë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Inspektor D. S., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban, pranë DVP Dibër.

Inspektor D. S., me detyrë Trupë Shërbimi i Rendit Publik në Komisariatin e Policisë Bulqizë, pranë DVP Dibër.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur në kuadër të procedimit penal të vitit 2026, në lidhje me ngjarjen e datës 10.03.2026 në qytetin e Bulqizës, ku kanë mbetur të plagosur rëndë 3 shtetas. Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se këta punonjës policie nuk kanë përmbushur detyrat funksionale në zbatim të Ligjit për Policinë e Shtetit.

Poll

MOS HUMB