Politikë

Kreditë e buta për administratën/ Përfitojnë 300 policë, mjekë dhe ushtarakë! Si të aplikoni

300 mjekë, policë dhe ushtarakë do të jenë të parët që do të përfitojnë nga programi i kredive të buta për punonjësit e administratës.

E.K
Kreditë e buta për administratën/ Përfitojnë 300
Kredi e bute

TIRANË- Ka nisur programi i kredive të lehtësuara për punonjësit e administratës, ku në krye të listës së prioriteteve qëndrojnë mjekët, policët dhe ushtarakët e rinj. Aplikimi bëhet përmes portalit e-albania, ndërkohë që fillimisht do të përfitojnë 300 punonjës, veçanërisht ata që kanë ndërtuar familje të reja, dhe nuk kanë një pronë në emër të tyre.

Për nisjen e procesit ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan: "LAJM I MIRË, NIS PROGRAMI I KREDIVE TË LEHTËSUARA PËR MJEKËT, POLICËT DHE USHTARAKËT E RINJ.

e-Albania ofron shërbimin e dedikuar për kreditë e lehtësuara për 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe mjekët që do të përfitojnë nga ky program i ri mbështetjeje për familjet e reja të këtyre tre kategorive.

Hapat e thjeshtë të aplikimit në e-Albania në 30 ditët e ardhshme mundësojnë një proces të shpejtë e transparent për aksesin në këtë program të ri". 

Aplikantët që mund të aplikojnë duhet të jenë të punësuarit në institucionet e administratës publike, sipas kategorive të mëposhtme:

- Mjek i sistemit shëndetësor publik

- Punonjës i Policisë së Shtetit

- Ushtarak i Forcave të Armatosura

Dokumente që ngarkohen nga aplikanti:  

-Kopja e certifikatës së pronësisë për banesën që ka në pronësi nën normat e strehimit, së bashku me rivlerësimin e banesës (nëse ka pasuri të paluajtshme në pronësi);

- Vërtetim negativ nga Agjencia Shteterore e Kadastres, që në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes, sipas certifikatës së gjendjes familjare, nuk figuron banesë e regjistruar ose në proces regjistrimi (nëse nuk ka pasuri të paluajtshme në pronësi);

- Marrëveshje noteriale për bashkejetuesin/en (nëse ka bashkëjetues/e).

Afati për aplikimet do të jetë 30 ditë.

Duhet thënë se numri i përfituesve nga kredia e butë, vetëm 300, është disafish më e ulët se numri i nevojave reale që kanë punonjësit e administratës publike. Linku ku mund të APLIKONI./Zëri

Poll

MOS HUMB