
TIRANË- Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka reaguar në rrjetin e saj social 'Facebook' në lidhje me letrën e Gazmend Bardhit, drejtuar Kryetares Lindita Nikolla, në emër të Grupit të PD lidhur me përzgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Pampuri shpreh indinjatën e saj, teksa shkruan se PD dhe përfaqësuesit ligjorë nuk kanë shprehuar asnjë qëndrim dhe as nuk kanë autorizuar askënd, që jashtë vullnetit politik të nëpërkëmbë qëndrimin dhe vullnetin politik të PDSH.
“Zgjedhja e drejtuesit të një institucioni të pavarur kushtetutës siç është edhe avokati i Popullit, nuk ka nevojë për pazare individuale, por për proces të hapur e transparent, për një konsensus te gjerë jo vetem politik por edhe qytetar rreth personit që mund të përfaqësojë dhe mbrojë më mirë interesat tyre.
PDSH denoncon e refuzon çdo pazar të maskuar si negociatë”, shkruan Pampuri ndër të tjera.
Postimi i plotë i Pampurit:
"Sqarim publik!
Mediat kane shperndare sot nje njoftim sipas te cilit pretendohet se Partia Demokratike, i paska kerkuar Lindita Nikollit dhe Bledar Cucit, te negocioje per zgjedhjen e Avokatit te Popullit.
Sqarojme opinionin publik, se Partia Demokratike dhe perfaqesuesit e saj ligjore ne institucionin e Kuvendit, nuk kane shprehur asnje qendrim e as kane autorizuar ndokend qe jashte vullnetit politik te saj te neperkembe qendrimin dhe vullnetin politik te PDSH, e bashke me te edhe te kompromentoje legjitimitetin e zgjedhjes se nje institucioni te pavarurur kushtetues sic eshte Avokati i Popullit.
Asnje perpjekje apo shfaqje vullneti per tu futur ne pazare politike nen petkun e negociatave nuk eshte qasje dhe as vullnet i PDSH, por është thjesht dhe vetëm një pazar për interesa personale.
Zgjedhja e drejtuesit të një institucioni të pavarur kushtetues sic është edhe avokati i Popullit, nuk ka nevojë për pazare individuale, por për proces të hapur e transparent, për një konsensus te gjerë jo vetem politik por edhe qytetar rreth personit që mund të përfaqesoje dhe mbrojë më mirë interesat tyre
PDSH denoncon e refuzon cdo pazar te maskuar si negociate. Kompromisi për avokatin e popullit duhet të behet rreth figures, personatitetit dhe integritetit që mban kandidati i propozuar dhe jo pazareve te individeve te ndryshëm për qellime dhe interesa qe nuk lidhen ne demokratet dhe PDSH.
Cdo pazar i kamufluar, individual nuk ka lidhje me PDSH, perben mashtrim publik, nuk njihet prej saj e mbi te gjitha eshte sherbimi me i keq qe mund ti behet publikut.
Orjola Pampuri
Nenkryetare e PD
Zedhenese e Grupit Parlamentar te Partise Demokratike."
Kujtojmë, se vetëm dy javë më parë, Gazmend Bardhi dhe Lulzim Basha debatuan me tone të ashpra në Kuvend.
Përplasja mes tyre nisi për kreun e ri të grupit parlamentar të PD.
Ndërkohë, një ditë më parë, fakti se Lindita Nikolla nuk tha fjalën e fundit se kë njeh ajo kryetar të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Lulzim Bashën apo Gazment Bardhin, krijoi sërish tensione.
Sipas asaj që Bardhi pretendoi, Nikolla kishte ndryshuar listën e diskutantëve demokratë, pra ajo kishte pranuar atë që ia ka nisur Lulizm Basha, e përpasojë e njeh atë si kryetar grupi.
Ndërsa sot, në një letër drejtuar Lindita Nikollës, ai ka kërkuar rinisjen e procedurave për zgjedhjen e Avokatit të Ri të Popullit, proces i mbetur pezull në Kuvendin e Shqipërisë.
Dhe për këtë, ka propozuar një proces dialogu transparent midis mazhorancës dhe opozitës./Zëri