Aktualitet

Kreu i policisë së Shtetit dhe i Tiranës mbërrijnë në Gjykatën e Apelit, mbledhje për kushtet e sigurisë

Gjykata e Apelit është bosh dhe e rrethuar me forca të sigurisë, e kthyer në një skenë krimi pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda në sallë të gjyqit gjatë kohës që po ushtronte detyrën e tij. 

zh.ll
Kreu i policisë së Shtetit dhe i Tiranës mbërrijnë
pamje nga mbërritja e Prodës dhe Alushit

TIRANË- Kreu i Policisë së Shtetit Ilir Proda dhe kreu i Policisë Tiranë Elton Alushi kanë mbërritur në Gjykatën e Apelit, aty ku një ditë më parë u vra brenda sallës së gjyqit Astrit Kalaja.

Gjykata e Apelit është bosh dhe e rrethuar me forca të sigurisë, e kthyer në një skenë krimi pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda në sallë të gjyqit gjatë kohës që po ushtronte detyrën e tij. 

Çdo seancë e parashikuar në kalendarin e ditës së sotme është anuluar. Ndërsa në sallën ku gjyqtari u qëllua për vdekje, kolegë të tij kanë vendosur lule për të nderuar kujtimin e tij.

Flamuri që qëndron në fasadën e godinës së institucionit të drejtësisë, është ulur në gjysmështizë, në shenjë respekti për të kujtuar gjyqtarin e ndjerë, që humbi jetën në krye të detyrës./ZËRI

Poll

MOS HUMB