Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira! Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë

F.I
Kthjellime dhe vranësira! Parashikimi i motit për ditën e sotme
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Sot vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë. Zonat malore dhe ato lindore do të kenë herë pas here vranësira të shpeshta por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale por ulen maksimalet duke u luhatur nga 2°C vlera minimale në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB