
DURRËS- Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Sukth të Durrësit, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës, pasi dyshohet se dhunohej vazhdimisht dhe ishte pre e bullizmit në TikTok.
Bëhet me dije se ekspertët e IT janë duke vijuar hetimet, për të gjetur se kush e ka hapur adresën në TikTok në emër të viktimës, Bedrie Loka, raporton News24.
Ndërkaq, bashkëshorti i viktimës, Xhemal Loka akuzohet se ka nxitur 41-vjeçaren drejt vetëvrasjes. Vajza e viktimës ka deklaruar në polici se babai i saj ushtronte dhunë mbi Bedrie Lokën.
Bedrie Loka i dha fund jetës në 2 janar. Ajo është bullizuar në TikTok, teksa emri i saj ishte denigruar në rrjetin social. Përpos kësaj, dyshohet se 41-vjeçarja dhunohej vazhdimisht nga bashkëshorti, Xhemal Loka. Ky i fundit u arrestua nga policia, pas hetimeve të kryera./ZËRI/