Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme! Ja sa do të shkojnë temperaturat sot

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë

F.I
Kushte atmosferike të qëndrueshme! Ja sa do të shkojnë
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Java do të fillojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Dita sot parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura. Në veriperëndim deri në mesditë parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera më e ulët deri në 19°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1–2 ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB