
LUSHNJE- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi në kapanonin në Lushnje, ku humbën jetën 2 persona babë e bir, Landi Verçani (Hoxha) dhe Elidon Hoxha 20 vjeç.
Dyshohet se vinçi ka qenë duke ngritur bombola me oksigjen që po përdoreshin për saldim. Në video e Top Chanel gazetari që ndodhet në vendin e ngjarjes shprehet se po shikon bombolën që sipas tij ka shpërthyer.
Çfarë dimë deri më tani?
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në një kapanon në punim e sipër. Pak minuta pas vinçierit Landi Verçani (Hoxha), ka humbur jetën dhe djali i tij 20 vjeç Elidon Hoxha. Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur pasi telat e tensionit të lartë janë këputur aksidentalisht nga një vinç dhe kanë rënë mbi depozitat e gazit, të cilat furnizonin disa biznese. Të plagosur kanë mbetur 7 persona të tjerë, mes tyre deputeti socialist Bujar Çela, nënkryetari i Bashkisë Elton Korreshi. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë./ZËRI