Aktualitet

"Luftë" brenda parkingut në Zvicër, si u tentua të ekzekutohej i riu nga Kosova. Pranga 2 personave, nuk u zgjati arratia

Disa të shtëna me armë zjarri iu drejtuan një mjeti tip "Skoda" që ishte i ndaluar në parking. Në mjet ndodheshin dy persona, njëri prej të cilëve, një kosovar 31-vjeçar, mbeti i plagosur.

k.m.
"Luftë" brenda parkingut në Zvicër, si u tentua të
Pamje nga vendi i ngjarjes

ZVICËR- Disa të shtëna me armë zjarri prishën qetësinë e pasditës në një parking, në Brugg. Fillimisht, u mendua se kishte nisur një aksion police, ndërsa më pas u dyshua për një aksident. Por e vërteta ishte ndryshe! Disa të shtëna me armë zjarri iu drejtuan një mjeti tip "Skoda" që ishte i ndaluar në parking. Në mjet ndodheshin dy persona, njëri prej të cilëve, një kosovar 31-vjeçar, mbeti i plagosur. Ai u dërgua në spital. 

PAMJET NGA VENDI I NGJARJES: 

"Luftë" brenda parkingut në Zvicër, si u tentua të

"Luftë" brenda parkingut në Zvicër, si u tentua të

"Luftë" brenda parkingut në Zvicër, si u tentua të

"Luftë" brenda parkingut në Zvicër, si u tentua të

Sipas mediave vendase, një "BMW" e zezë, nga ku u qëllua me armë zjarri, u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. 

Ngjarja shkaktoi shqetësim të madh në qytet, pasi forcat policore, të pajisura edhe me armë zjarri automatike ishin vendosur në çdo rrugë të qytetit. Të dielën në mëngjes, Policia Kantonale e Aargaut njoftoi se ka arrestuar përkohësisht dy persona si të dyshuar për ngjarjen. Një shtetas zviceran 24-vjeçar dhe një tjetër person me origjinë nga Kosova. Por as për të arrestuarit, e as për personat që ndodheshin në mjetin Skoda nuk kanë dhënë asnjë detaj, as për emrin, as moshën dhe asnjë detaj tjetër.

Madje për të arrestuarit, Policia nuk ka sqaruar as nëse ishin ata personat që ndodheshin në mjetin BMW.

Ndaj për të zbardhur shkakun e përplasjes, Policia zvicerane ka nisur hetimet./ZËRI

Poll

MOS HUMB