
SHKODËR- Forcat speciale RENEA kanë hyrë për kontrolle në lagjen Dobraç të Shkodrës menjëherë pas masakrës që ndodhi vetëm disa metra nga hyrja e lagjes. Raportohet se kontrolle janë kryer në banesat e fisit Bajri por nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia për aksionin e sotëm. Ndërsa, më herët në fshatin Grudë e Re u gjet e djegur një makinë "Land Rover", e cila kishte dy automatikë brenda që dyshohet se janë përdorur në atentat.
Pasditen e sotme në lagjen Dobraç mbeti i vrarë nga një atentat Hamza Lici dhe u plagos Arlind Bushati. Sakaq mbeti e vrarë një kalimtare, Fatmira Basha dhe u plagos bashkëshorti i saj, Bashkim Basha. Të dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë./ZËRI