
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Dita sot do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë gjatë gjithë paradites. Pjesa e dytë e ditës do të ketë herë pas here kalime vranësirash ku më të theksuara do të jenë në zonat malore verilindore dhe juglindore. Parashikohen të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike edhe gjatë natës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era pritet të fitoi shpejtësi 5-7 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon ishte i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore -5 deri 8°C, në zonat e ulëta -5 deri 15°C dhe në zonat bregdetare 0 deri 15°C.
Poll