
ELBASAN- Prej dy ditësh qyteti i Elbasanit u ndot nga djegia e pikës së skrapit të Kurum në Elbasan, kompani e cila rezulton e përfshirë në disa raste të ngjashme dhe më herët. Shkelja e kushteve në punë, apo pakujdesia, apo më keq akoma, djegia e qëllimshme e mbetjeve, kanë shkaktuar prej kohësh ndotje masive në Elbasan, duke e shndërruar në një prej qyteteve me ajrin më të papastër, rrjedhimisht shkak për qindra sëmundje. Gazetari Aldi Kozarja ka rikthyer në vëmendje një rast të rëndë që ka ndodhur në këtë kompani, për të cilin askush nuk është vendosur para drejtësisë. Është fjala për vdekjen e një punëtori brenda kompanisë Kurum, i cili si pasojë e rënies nga vinçi, mori plagë të rënda që i shkaktuan jetën. Gazetari shprehet se në kompaninë Kurum, Policia dhe autoritetet e tjera mund të hyjnë vetëm duke marrë leje te biznesi dhe nuk e ushtrojnë detyrën e tyre lirisht.
Postimi i plotë i gazetarit:
Prej gati dy dekada kurum e shume kompani ndotin e vazhdojne ta bejne cdo dite. Kjo ndotje i ka marre jeten me qindra qytetatareve kryesisht ne rrethin e elbasanit. Askush se ka vene ujin ne zjarr qofte edhe duke u munduar te ule sadopak shifrat e ndtojes alarmante qe sipasoje e saj vetem ne qarkun elbasan diagnostikohen 2-3 njerz ne dite me semundje kancerogjene.
Kam mbetur i tmerruar nga reagimi i disa insitucioneve vendore qe reaguan e falenderuan repartin e zjarrefikesese qe mori pjese dhe beri te mundur fikjen e zjarrit qe perfshiu hekurishtet qe kurum i mbledh ane e mbane ballkanit per ti shkrire e per te prodhuar hekur ne sasi te konsiderueshme,dhe e dini pse sepse heronjte e repartit zjarrifikes paguhen me taksat e qytetareve shqipetar ndersa nje kompani si kurum etj duhet ti kene vete brenda teritorit te tyre te gjitha elementet e sigurise,dhe padyshim edhe hidrantet si dhe mjetet e duhura ne rast te situatave te ngjashme me ato te 48 oreve ku zjarri i permasave te medha shkaktoj nje dem te madh per ambjentin perreth.
Kesaj i thone te paguash taksa qe kurum & co te vazhdojn te na helmojene çdo dite femijet prinderit tane.A ka insitucione ky vend a e dine se cfar kushtetesh duhet te kete nje industri e niveleve te tilla, besoj se jo, ne vend ti kerkojne llogari i falenderojne publikisht,ky eshte fundi.
Sa here ka situata me pasoja autoritetet duhet te marrin leje te hyjne ne ambjentet e kurum,(thene ndryshe autoritetet lejohen te futen ambjentet e brendshme ne raste kur ka pasur raste plagosjesh ne pune etje,vetem kur i teket privvatit ose kur ka zhdukur nje pjese te mire provash dhe ka thurur alibine per te shpetuar nga ligji e ndeshkimi sipas legjistacionit ne fuqi.
Ja nje rast i rende i dokumentuar nga ana ime.
Ishte darke mbremje 28 nentor 2018 po e njejta zone ku ra zjarri I fuqishem kur autoritet heshten madje u zhduken,duke u bere pjese e nje vrasje qe ndodhi Brenda kompanise kurum ne repartin e petezimit kur punonjesi i vincit me shina gjate kryerjes se detyres per transportimin e hekurishteve nga vend depozitimi(ku ra zjarri I fuqishem) per ne repartin e shkrirjes urdherohet nga nje punonjes turk i kesaj kompani te ngjitet te pjesa e vincit teksa ai ishte ne levizje, per te nderruar nje drite e cila e orjentonte per te punuar gjate nates,dhe nderrimi duhej bere pa nderprere punen per 5-10 minuta,pra teksa vinci ishte duke punuar,dhe e dini cfar ndodhi punonjesi i cili u urdherua te ngjitej ne vinc u rrezua dhe u shkel nga rrotat prej hekuri (si ato te trenit) mes per mes dhe nderroj jete ne spital pak ore me vone.(fotot eshte prova e kesaj ngjarje)
Ps:un personalisht nuk kam asgje kunder kurum e asnje kompania qe vepron ne qytein tim,por kurre nuk mund te pranoj qe kompanite e kesaj kategorie most e kene as kushtet me minimale per te garantuar sigurine e punonjesve dhe ambjentit per rreth.