Aktualitet

Nga Altin Dumani te Dorina Bejko e Vladimir Mara, kreu i ri i SPAK firmos strukturën e re, ndan "detyrat" e prokurorëve

Sipas strukturës së re të firmosur këtë të hënë, janë caktuar rolet e reja për prokurorët: Altin Dumani, Dorina Bejko dhe Vladimir Mara.

zh.ll
Nga Altin Dumani te Dorina Bejko e Vladimir Mara, kreu i ri i SPAK firmos
Klodian Braho

TIRANË- Kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho ka firmosur dhe miratuar strukturën e re të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Sipas strukturës së re të firmosur këtë të hënë, janë caktuar rolet e reja për prokurorët: Altin Dumani, Dorina Bejko dhe Vladimir Mara.

Mësohet se ish-kreu i SPAK, Altin Dumani ka marrë detyrën e shefit të seksionit për marrëdhëniet me jashtë vendi. Ky sektor drejtohej nga Dorina Bejko, e cila kishte zëvendësuar Arben Krajën, i cili e mbajti këtë detyrë menjëherë mbasi mbaroi detyrën e kryeprokurorit për afro tre vjet.

Prokurorja Dorina Bejko ka marrë drejtimin e seksionit për hetimin e korrupsionit.

Prokurori Vladimir Mara merr drejtimin për seksionin kundër krimit të organizuar, që deri më sot e drejtonte prokurori Adnand Xholi. Me emërimet e reja, ky i fundit mbetet një prokuror i thjeshtë në sektorin e krimit të organizuar. 

Klodian Braho u zgjodh si drejtues të SPAK në mbledhjen e KLP-së, më 11 dhjetorit, ku u votua me 7 vota pro. Prokurori Klodian Braho është pjesë e sistemit të drejtësisë që prej vitit 2007. Ai ka qenë ndërkohë një nga figurat kryesore të SPAK-ut. Braho është prokurori, i cili ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër-arreste dhe duke ndarë hetimin për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Mes çështjeve të tjera të rëndësishme janë dosja “5D” dhe “Toyota Auris”. Braho është dhe pjesë e grupit të prokurorëve që ngritën akuzën për ish-ministrin Fatmir Mediu në lidhje me tragjedinë e Gërdecit./ZËRI

Poll

MOS HUMB