Video

Klodian Braho, drejtuesi i ri i SPAK!

Pas mbledhjes së KLP-së që zgjati 6 orë me intervistimin e kandidatëve dhe prezantimin e platformës së tyre, shtatë anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë votuan për Braho, tre për Adnan Xholin dhe një për Elvin Gokajn.

zh.ll
Klodian Braho, drejtuesi i ri i SPAK!
Klodian Braho

TIRANË- Klodian Braho është zgjedhur kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas mbledhjes së KLP-së që zgjati 6 orë me intervistimin e kandidatëve dhe prezantimin e platformës së tyre, shtatë anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë votuan për Braho, tre për Adnan Xholin dhe një për Elvin Gokajn. Klodian Braho do të ketë një mandat 3-vjeçar si drejtues i SPAK pa të drejtë rizgjedhjeje duke pasuar në këtë detyrë Altin Dumanin, të cilit i mbaron mandati më 18 dhjetor. Braho do ta marrë zyrtarisht detyrën në një ceremoni të dorëzimit të kompetencave më 19 dhjetor 2025. Por, kush është Klodian Braho? Prokurori Braho është pjesë e sistemit të drejtësisë që prej vitit 2007. Ai ka qenë ndërkohë një nga figurat kryesore të SPAK-ut. Braho është prokurori, i cili ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër-arreste dhe duke ndarë hetimin për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Mes çështjeve të tjera të rëndësishme janë dosja “5D” dhe “Toyota Auris”. Braho është dhe pjesë e grupit të prokurorëve që ngritën akuzën për ish-ministrin Fatmir Mediu në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB