Aktualitet

Nga vjedhja e taksisë te përplasja me policinë, arrestohet amerikani në Elbasan

Ai mori një taksi në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës dhe kur shoferi i taksisë zbriti nga automjeti, Rhodes vodhi makinën dhe u largua.

M.M
Nga vjedhja e taksisë te përplasja me policinë, arrestohet
Foto ilustruese

TIRANË- Një amerikan, 27-vjeçar i identifikuar si Anthony Rhodes nga Ohio, është arrestuar nga Policia e Tiranës për vjedhje automjetesh dhe përplasje me policinë. Ngjarja ndodhi më 19 tetor, kur Rhodes, ish-ushtarak, vodhi një makinë në Vorë më pas shkoi për tu furnizuar në një pikë karburanti në Yrshek, nga ku u largua pa paguar.

Pas këtij incidenti, Rhodes u përfshi në një tjetër vjedhje dy ditë më vonë. Ai mori një taksi në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës dhe kur shoferi i taksisë zbriti nga automjeti, Rhodes vodhi makinën dhe u largua. Policia e Tiranës e ndoqi të dyshuarin, por gjatë ndjekjes, Rhodes përplasi një nga automjetet e policisë që po e ndiqte.

Arrestimi i tij u bë në qytetin e Elbasanit, pas një ndjekjeje intensive. Autoritetet kapën Rhodes dhe momenalisht ndodhet  paraburgi.

Sipas policisë, shtetasi amerikan ishte në Shqipëri për një periudhë të pacaktuar, dhe motivet e tij për këto veprime mbeten të paqarta. / ZËRI

Poll

MOS HUMB