
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç takoi sot ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko. Në një postim në Instagram, presidenti serb, shkruan se është mirënjohës që ambasadori dëgjoi kërkesat e Serbisë, por pa i sqaruar më tej se për çfarë bëhet fjalë.
“Jam mirënjohës që (ambasadori rus) i dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe”, -deklaron presidenti serb, i cili fajësoi qeverinë Kurti për sulmin e të dielës duke thënë se grupi i terroristëve ishte i përbërë nga disa "serbë të rebeluar që jetojnë në Kosovë" dhe nuk duan më të vuajnë "terrorin e Kurtit".
View this post on Instagram
Ngjarjet e të dielës janë përshkallëzuar pas dështimit të marrëveshjes për stabilizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Prishtina kërkon një njohje reciproke ndërsa Beogradi kërkon kompromis. Që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, Serbia ende nuk e njeh Kosovën dhe mbështetet nga Rusia dhe Kina./Zëri.ai