
TIRANË- Gjykata e Apelit ka rrëzuar këtë të premte vendimin e Shkallës së Parë për pezullimin nga detyra të 11 zyrtarëve të Kadastrës së Lezhës (Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj, Xhentil Gjegji, Vitore Lleshi dhe Diljana Prenga), të cilët akuzoheshin për moszbatimin e një vendimi gjyqësor për të kthyer në tokë shtet 234 mijë metra katrorë të tjetërsuar në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.
Gjyqtari i Apelit Fuat Vjerdha, ka vendosur të rrëzojë vendimin dhe të heqë masat e sigurisë për zyrtarët. Ndërsa çështja në ngarkim të tyre ka kaluar sërish në Shkallën e Parë të Gjyqësorit, por do të gjykohet nga një tjetër trupë gjykuese. 11 zyrtarët u pezulluan nga detyra më 26 janar të këtij viti. Ata e konsideronin vendimin si të paligjshëm. Punonjësit akuzonin Prokurorinë për fshehje të vendimit të gjykatës, e cila kishte refuzuar konfiskimin e pronave për të cilat pretendohet që Kadastra nuk vepruar.
Vendimi i Gjykatës:
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, më datë 19.09.2023, ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës”, të parashikuar nga neni 320/a të K.Penal, mbi bazën e kallëzimit penal të paraqitur nga shtetasi A. Ç, banor i fshatit Shëngjin, Bashkia Lezhë. Fakti penal lidhet me ekzekutimin e një vendimi penal gjyqësor, në përfundim të të cilit gjykata kishte urdhëruar asgjësimin e dokumenteve të falsifikuara, lidhur me regjistrimin në regjistrat e pasurive të paluajtshme. Për të ekzekutuar vendimin gjyqësor, Drejtori i ASHK Lezhë ngriti një grup pune të përbërë nga njëmbëdhjetpë punonjës, për mënyrën e ekzekutimit dhe kthimin e përgjigjes për ekzekutimin. Punonjësit e grupit të punës, pasi kanë vlerësuar rastin, kanë përpiluar relacionin, sipas të cilit duhej të kerkohej nga gjykata dhe prokuroria, që të bënin sqarimin dhe interpretimin e vendimit, lidhur me pasuritë konkrete dhe veprimet që duhej të kryheshin me pronësinë mbi pasuritë përkatëse.
Për arsye se në vijim nuk është kryer asnjë veprim tjetër për ekzekutimin e vendimit penal, si dhe në kuadër të kallëzimit të kryer nga A. Ç., prokuroria kërkoi që njëmbëdhjetë punonjësit e grupit të punës duhej t’i nënshtroheshin masës së sigurimit “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale. Në datë 26.01.2024, kjo kërkesëështë pranuar nga gjykata.
Pas komunikimit të vendimit për caktimin e masës, personave të dyshuar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masës së sigurimit të dhënë me vendimin nr. 44 datë 26.01.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë,ndaj personave nën hetim shtetasve me inicialeA. Gj, M. T, O. B,S. Gj, B. I, O. M, E. Ll, D. S, Xh.Gj, V. Ll, D.P, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës”, të parashikuar nga neni 320/1 i K. Penal.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin nr. 52 (207), datë 30.01.2024, ka vendosur:
-Vazhdimin e masës së sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të parashikuar nga neni 242 te K.Pr.Penale të caktuar me vendimin nr.44 Akti, datë 26.01.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ndaj personave nën hetim A. Gj, M. T, O. B, S. Gj, B. I, O. M, E. Ll, D. S, Xh. Gj, V. Ll, D. P.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bërë:
Nga personat nën hetim me iniciale Gj, M.T, O.B, S.Gj, B.I, Xh. Gj, V. Ll, D. P, O.M dhe D.S, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit, revokimin e masave të sigurimit të caktuara me vendimin nr.44 Akti, datë 26.01.2024 të Gjykates se Shkalles se Pare e Juridiksionit te Pergjithshem Lezhë
Nga personi nën hetim me iniciale Ll, i cili kërkoi paligjshmërinë e vazhdimit të masës së sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, pasi fakti nuk përbën vepër penale dhe shfuqizimin e masës.
Gjatë gjykimit në Apel prokurorii apelit z. Lazer Çardaku, kërkoi:
-Prishjen e vendimit dhe kthimin e saj për rigjykim në Gjykatën e Shkallës sëParë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, por me tjetër trup gjykues.
Në përfundim të gjykimit, më datë 23.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare Z. Fuat Vjerdha, vendosi:
-Ndryshimin e vendimit me Nr.52 (207), datë 30.01.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë dhe revokimin e masave të sigurimit të caktuara me vendimin nr. 44 regjistri themeltar, datë 26.01.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për të dyshuarit A. Gj, M. T, O. B, S. Gj, B. I, Xh Gj, V. Ll, D. P, O.M, D. S dhe E. Ll.
Tiranë, më 23.02.2024
GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM/ZËRI