Aktualitet

Osmani mbërrin në Samitin Politik në Spanjë: Do diskutoj për sigurinë e Kosovës

Osmani shkruan se në në takimet që do të zhvillojë me krerët e shteteve europiane do të diskutojë sfidat e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë.

E.K
Osmani mbërrin në Samitin Politik në Spanjë: Do diskutoj
Vjosa Osmani

SPANJË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në Spanjë ku pritet të marrë pjesë në Samitin Politik Europian. Lajmin e ka bërë me dije vetë Presidetja Osmani, e cila përmes një postimi në rrjetet socoiale jep dhe detaje nga ajo çfarë pritet të ndodhë. 

Osmani shkruan se në në takimet që do të zhvillojë me krerët e shteteve europiane do të diskutojë sfidat e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë.

Vjosa OsmaniNë takime me kolegët udhëheqës, do të diskutoj sfidat e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të ritheksoj angazhimin tonë për thellimin e bashkëpunimit me aleatët për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë.

Tensionet mes Prishtinës zyrtare dhe Beogradit janë shtuar pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku 30 persona të armatosur hapën zjarr mbi një patrullë të Policisë së Kosovës dhe lanë të vrarë rreshterin e PK, Afrim Bunjakun. Pas kësaj, Forcat Speciale të Kosovës rrethuan zonën dhe vranë tre agresorët, të tjerët u strehuan në manastirin e Banjskës. 6 agresorë u arrestuan. Si organizator të sulmit qeveria e Kosovës akuzon Beogradin, konkretisht nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç. Ky i fundit sipas Policisë u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit. Radoiçiç e ka pranuar që ka qenë në krye të sulmit por duke thënë se qeveria serbe dhe institucionet nuk kishin dijeni për veprimet e tij. Ai u arrestua në Beograd dhe u la i lirë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB