
FIER- Pas 9 ditësh betejë me flakët, forcat zjarrfikësve kanë arritur që të shuajnë zjarrin në pyllin e Pishë Porosë në Fier, një prej pasurive më të mëdha natyrore në vend, pjesë e zonës së mbrojtur Pishë Poro-Nartë.
Si pasojë e flakëve disa ditore janë shkrumbuar afër 800 hektarë tokë.
Vatrat e zjarrit neutralizoheshin por riaktivizoheshin sërish duke mbajtur në gatishmëri forcat e emergjencës. Një ditë më parë në ndihmë të zjarrfikësve shqiptarë, Greqia dërgoi dy avionë “Canadair” për të ndihmuar nga ajri. Ndërsa Ministria e Mbrojtjes kishte angazhuar një helikoper ‘’Cugar”.
Me dhjetëra forca zjarrfikëse u angazhuan në terren për të mbajtur nën kontrooll flakët që arritën deri në 200 metra afër zonave të banuara. Fatmirësisht nuk u regjistrua asnjë i lënduar. Por dëmi natyror është kolosal./Zëri.ai