Aktualitet

Mbyllet spitali i Tepelenës? Ministria e Shëndetësisë: Do transformohet (Datë s'ka)

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pas publikimit të lajmit, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për mbylljen e një spitali, por transformimin e tij.

k.m.
Mbyllet spitali i Tepelenës? Ministria e Shëndetësisë: Do
Spitali i Tepelenës

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka vendosur mbylljen e spitalit të Tepelenës dhe kalimin e shërbimeve në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Nga 1 Janari 2024, në Tepelenë do të mbetet vetëm një qendër shëndetësore, por shërbimet e tjera, të gjitha do të bëhen në Gjirokastër. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pas publikimit të lajmit, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për mbylljen e një spitali, por transformimin e tij. Megjithatë edhe pse japin informacione të ndryshme lidhur me logjistikën e spitalit, nuk vendosin asnjë afat. Qytetarët e Tepelenës dinë se kur nuk do të kenë më spital, por nuk janë të qartë se kur do ta kenë sërish këtë sërish këtë shërbim mjekësor.

"Plani Kombëtar Spitalor ka si qëllim organizimin e një kujdesi cilësor spitalor, kosto efektive të infrastrukturës dhe burimeve njerëzore, në përputhje me sëmundshmërinë, demografinë, gjeografinë dhe nevojat e paplotësuara. Në kuadër të këtij Plani, janë analizuar aktivitetet e spitaleve, burimet njerëzore, aparaurat dhe distancat. Spitali i Tepelenës ka 72 shtretër dhe në vitin 2022 ka kryer gjithsej 160 shtrime, 35 EKG, 7 Echo, asnjë egzaminim roentgenografik. Koeficienti i shfrytëzimit të shtratit ka qenë rreth 3%. Gjatë vitit 2022 ka ofruar rreth 3500 vizita në urgjencë. Pra, qytetarëve të Tepelënes i është shërbyer kryesisht me sherbim 24 orësh. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nënvizon se spitali i Tepelenes, nuk do të mbyllet, por do të transformohet gradualisht në një spital që do t’i shërbejë më mirë nevojave të popullsisë me demografi të ndryshuar, ku është shtuar popullsia e moshuar, dhe nevojave që ka kjo popullsi, të paplotësuara deri tani, siç është kujdesi paliativ, geriartria e riaftësimi. Shtretërve të destinuar në planin e vjetër për kirurgji, obsetrike etj, do t’iu ndryshojë destinacioni për nevojat reale të qytetarëve të Tepelenës, në këtë etapë të transformimeve të ndodhura në shëndetësi. Ky transformim që do të ndodhë gradualisht, është bërë i mirë menduar dhe i konsultuar me të gjitha strukturat, përfshirë edhe strukturat vendore të Tepelenës. Është konsultuar publikisht dhe është lançuar edhe në Kongresin e Parë të Shëndetësisë në mars të vitit 2023,"- thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Edhe pse Ministria ka dalë me një sqarim, vendimmarrja sipas mjekëve është bërë pa një dëgjesë publike, qoftë me ta, qoftë edhe me komunitetin vendas. Ndaj në një kërkesë të firmosur nga mjekët e Tepelenës drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministres Albana Koçiu dhe deputetëve respektive të qarkut Gjirokastër, vihen ne dukje argmumentat përse nuk duhet të mbyllet spitali. Ndërkohë përveç mjekëve, dhe një grup banorësh po përgatiten për të paraqitur edhe një peticion kundër mbylljes së spitalit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB