
BRUKSEL- Pas rritjes së provokimeve serbe dhe përkeqësimit të situatës në Kosovë, forcat ndërkombëtare po shtojnë praninë e tyre në rajon. Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch, sot pritet të mbërrijnë mbi 300 ushtarë britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire, të cilët do të përforcojnë trupat e KFOR-it.
Ky kontingjent do të qëndrojë në Kosovë deri në fund të tetorit dhe do të marrë pjesë në aktivitete stërvitore së bashku me forcat e tjera të KFOR-it. KFOR ka bërë të ditur se qëllimi i stërvitjeve është testimi i procedurave për dislokimin e trupave shtesë dhe integrimin e tyre në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë./ ZËRI