Aktualitet

Krujë/ Tjetër incident në çerdhe, 4-vjeçarja dëmton dorën

Për pasojë ajo është dëmtuar në dorë. Policia bën me dije se në lidhje me ngjarjen ka nisur hetimet, ndërsa dosjen ia ka kaluar Prokurorisë.

E.K
Krujë/ Tjetër incident në çerdhe, 4-vjeçarja
Foto ilustruese

KRUJË- Një vajzë 4-vjeçare ka përfunduar këtë të enjte në spitalin e Krujës pasi dyshohet se është dëmtuar në çerdhen që frekuentonte. E mitura është dërguar në spital nga familjarët. 

Për pasojë ajo është dëmtuar në dorë. Policia bën me dije se në lidhje me ngjarjen ka nisur hetimet, ndërsa dosjen ia ka kaluar Prokurorisë. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një dëmtim aksidental apo të shkaktuar nga persona të tjerë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Krujë. Me datë 16.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, e shoqëruar nga familjarët e saj, një e mitur 4 vjeçe, e cila dyshohet se është rrëzuar në çerdhen që frekuenton dhe si pasojë është dëmtuar në dorë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Prej javësh vendi ynë po përballet me lajme shokuese sa i përket trajtimit të të miturve në çerdhe. Tre rastet e fundit të bëra publike në media si dhunimi i 3-vjeçares tek kopshti "Stinët" në Tiranë, dhe i një tjetri të mituri po në këtë kopësht kanë shokuar opinionin publik dhe kanë ngritur njerëzit në protesta. Ndërkohë vetëm një ditë më parë një tjetër rast dhune u bë publik në media ku një i mitur i spektrit autik ishte dhunuar nga edukatorja./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB