Aktualitet

Iu sekuestruan mbi 3.1 mln euro pasuri, Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin për Oltion Bistrin

SPAK ka sekuestruar pasuri të shumta në emër të Bistrit dhe familjarëve të tij

E.K
Iu sekuestruan mbi 3.1 mln euro pasuri, Apeli i Posaçëm lë
Oltion Bistri

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sekuestros mbi pasuritë e ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri. Në total Bistrit i janë sekuestruar pasuri me vlerë 3.1 milionë euro, kryesisht në prona të patundshme në zona të ndryshme të Tiranës.

Pasuritë e sekuestruara

·         18 Njësi (dyqane) + 1 Apartament, të ndodhura në rrugën “Todi Shkurti”, Tiranë;

·         Apartament me sipërfaqe totale prej 400 m2, kati i 6 (gjashtë), ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

·         Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 200 m2, Zona Kadastrale 8270, ndodhur në “Rrugën e Kosovarëve”, Tiranë;

·         Apartament me sipërfaqe 66.5 m2, ndodhur në kompleksin “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

·         Apartament me nr. 18/C, kati i shtatë teknik/8 ndërtim, me sipërfaqe 73.16 m2, i ndodhur në godinën 1, në “Kompleksin Delijorgji”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

·         Apartament me sipërfaqe 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

·         Njësi (dyqan) me sipërfaqe 125 m2, në katin e parë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

·         Apartament me sipërfaqe 138.3 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;

·         Garazh me sipërfaqe 87.8 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;

·         Apartamenti me sipërfaqe 100.6 m2, në katin e dhjetë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

·         Njësi (dyqan) me sipërfaqe ndërtimore 72 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

·         Vila A14, në rezidencën “Green Valley”, Tiranë;

·         Apartament me nr. 3, kati i katërt, me sipërfaqe 58.5 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;

·         Apartament me nr. 9, kati i dytë, me sipërfaqe 58.9 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;

·         Pasuri e llojit njësi (dyqan), me sipërfaqe ndërtimore 110 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

·         Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe totale 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

·         Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe totale 95 m2, në katin e parë,  ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

·         Automjet i markës “Land Rover” model “Range Rover Sport”, vit prodhimi 2012; 

Në total janë sekuestruar :

➢   22 – Njësi (dyqane/ambiente biznesi);

➢   10 – Apartamente;

➢   1 – Vilë;

➢   1 – Truall;

➢   1 – Garazh;

➢   1 – Automjet.

Vlera totale e blerjes së pasurive të sekuestruara sipas çmimeve të përcaktuara në kontratat noteriale është 3.091.519 Euro.

SPAK ka mbyllur hetimet për Oltion Bistrin në kuadër të operacionit Metamorfoza, ku ish-shefi i operacionales i shërbente biznesmenit Pëllumb Gjoka, në veprimtari të paligjshme. Bistri akuzohet për korrupsion, zbulimin e të dhënave sekrete, si dhe pastrimi i produkteve të veprës apo veprimtarisë kriminale. Ndaj tij ka rënë akuza për pjesëmarrje në grup kriminal. 

Poll

MOS HUMB