Aktualitet

Pëson hemorragji cerebrale Agim Doçi, përfundon në spital

Aktualisht mësohet se gjendja e Doçit është e rëndë.

k.m.
Pëson hemorragji cerebrale Agim Doçi, përfundon në spital
Agim Doçi

TIRANË- Poeti i njohur Agim Doçi është shtruar me urgjencë në spital për shkak të një goditjeje në tru. Deri më tani bëhet me dije se gjendja e Doçit është e rëndë. Sipas familjarëve të tij, 76-vjeçari ndodhet në reanimacion pranë Neurologjisë në Tiranë. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, të cilët po monitorojnë nga ora në orë ecurinë e tij shëndetësore. 

Agim Doçi (9 maj 1948) është një poet dhe autor këngësh shumë i njohur shqiptar. Ai është fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Po ashtu, ai ka shkuar edhe mbi 100 këngë për luftën e Kosovës, ndër to këngë shumë të njohura si "Marshi i UÇK-së", "A vritet pafajsia"./ZËRI

Poll

MOS HUMB