Politikë

KFOR në Veri/ Kurti i përgjigjet Ramës: Kudo në Kosovë është Policia jonë e para

Përmes një interviste për median boshnjake “Istraga”, Kurti ka thënë se kudo në Kosovë e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX dhe KFOR.

E.K
KFOR në Veri/ Kurti i përgjigjet Ramës: Kudo në Kosovë
Albin Kurti dhe Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur këtë të enjte deklaratës së bërë më herët gjatë paradites së sotme nga kryeministri Edi Rama se KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Përmes një interviste për median boshnjake “Istraga”, Kurti ka thënë se kudo në Kosovë e para që përgjigjet është policia vendase, pastaj EULEX dhe KFOR.

Albin Kurti: Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. E për sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është vendosur. Kudo në Kosovë – e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe nuk mendoj se kjo formulë duhet ndryshuar.

Çfarë deklaroi Rama sot

Gjatë një konference për mediat, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, duke komentuar situatën në veri të Kosovës, tha se KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun. Po ashtu në planin e tij me tre pika, Rama shprehej se palët duhet të uleshin në dialog për Assosacionin si dhe të organizohej një konferencë e nivelit të lartë.

Edi RamaDialogu mes dy vendeve duhej të ngrihej në një konferencë ndërrajonale. Sot mimialisht formati i Brukselit, ku venë e vinë dy burra nga këtej, hynë e dalin dy burra atje, s’ka më asgjë për t’i ofruar paqes në këtë situatë të re. Bashkë me stokun e të gjitha marrëveshjeve, të pazbatuara, mund të sjellë largqoftë një stok viktimash të një konflikti të armatosur. KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Është propozim që e kam bërë më parë dhe në samitin e NATO-s.

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës më 24 shtator

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Kosova u trondit nga një sulm në drejtim të punonjësve të policisë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, dhe mbetën të lënduar dy kolegë të tij, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ishte ora 02:34 e mëngjesit, kur një patrullë e policisë së Kosovës, vuri re se në hyrje të fshatit Banjskë, në urë, ishin vendosur si bllokadë dy kamionë pa targa, duke bllokuar në këtë mënyrë qarkullimin e mjeteve. Me mbërritjen në vendngjarje, efektivët e policisë së Kosovës janë përballur me rezistencë, ku nga disa pozicione të ndryshme ndaj tyre është qëlluar me armë dhe me granata dore, e për pasojë humbi jetën Bunjaku, dhe u lënduan dy kolegët e tij.

Pas ngjarjes mobilizimi i punonjësve të policisë ishte i menjëhershëm, ndërkohë që agresorët gjetën strehim brenda në Manastirin e Banjskës, ku u mbajtën të rrethuar nga policia, e 3 prej tyre u ekzekutuan fizikisht, ndërsa 6 të tjerëve iu vunë prangat.

Pikëpyetjet mbeten se cili ishte qëllimi i njësisë serbe të armatosur që qëlloi mbi policinë, ndërsa pritet dhe marrja në pyetje e personave të arrestuar brenda në Manastir./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB