
TIRANË – Personazhi i Tok Tokut, Altin Çoku, që akuzohet për shkaktim vetëvrasjeje të një 27-vjeçareje, rezulton se është një person i dënuar më parë nga gjykatat shqiptare. Ai është dënuar 2 vite e 3 muaj burg më 2015, pas kërcënimeve të vazhdueshme që i bënte doktorit G.S, të cilin e kërcënonte me jetë, në rast se nuk i jepte lekë. Në dosjen e Tch, zbardhen edhe mesazhet që Çoku i dërgonte doktorit. Çoku, që akuzohet se ka çuar drejt vetëvrasjes një 27-vjeçare në Kamëz, pasi asaj iu publikua një foto intime në rrjetet sociale, u la sot në burg nga gjykata.
Pjesë nga dosja
Sipas aktit,procesverbal për këqyrjen e provave materiale, datë 16.09.2014, ora 12:00 të Prokurorisë pranë Gjykatë s së Shkallës së Parë Kurbin rezulton se, u bë këqyrja e telefonit të markës Nokia E63 , në pronësi te G.S. Gjatë këqyrjes në rubrikën mesazh rezultuan mesazhet kërcënuese të dërguara nga shtetasi Altin Çoku, si më poshtë:
”A qishtu burri je ti që qet gratë në tel po ma q* nane ta kem ta dish kush asht se nuk ja le aj pe me sha mu nesër ka nja 2 fjal drejtori me ty se nuk ke me pa qat zyr me sy ma”. “Po për kryet të vajzës deri ne 2 bane si gjete ma q* nanën mos hik pa i gjet kaq di me than”.
“Per ni paq than kuj gzim sak ma q* dhe qat moter qe kam ne vorr okej jo se mbje men por nuk du ta dije se ku i gjeta leket mos shko kun pa i gjet lekt ndaq ndryshe kena fjale te tjera per 1 or me bej telefon”. “Unë jam ke shpija me bej sms a te vij sipër e ti marr apo nuk ke gjet gjato vroj se fol me njeri se un o ti gjall pastaj”.
“Jam tut e than gjej ku te dush okej ndaq me punu qaty ore flasim ndryshe se direkt i them Llesh Nocit e te pushoj dhe do te them deri nesër ne 2 pres jam me avokatin tu pi kafe duhen 1 mije euro për ty 1 euro për mu ba qa te dush kur tgjesh me merr ne telefon”. “Jam ke gjykata flasim ma vone”./ZËRI/