Aktualitet

Portali gjobvënës/ Ish-zyrtari i AMP, kallëzohet nga Muhamet Rrumbullaku, Nallbati dhe Rebani Jaupi

ZËRI ka zbardhur dosjen e plotë të dy personave që u arrestuan për përhapje lajmesh të rreme.

E.K
Portali gjobvënës/ Ish-zyrtari i AMP, kallëzohet nga Muhamet
Kreshnik Selimi, Rexhina Omeri dhe Ervis Hasanaga

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi kanë kallëzuar në Prokurori këtë të premte, Kushtrim Selimin, ish-zyrtarin e Agjencisë së Mbikqyerjes Policore, i shpallur në kërkim nga Policia. Ky i fundit akuzohet nga drejtësia se përmes një portali online, “Shqipnews” denigronte, së bashku me persona të tjerë, Rexhina Omeri dhe Ervis Hasanaga, drejtues të institucioneve të ndryshme, kryesisht zyrtarë të Policisë së Shtetit.

ZËRI ka zbardhur dosjen e plotë të dy personave që u arrestuan për përhapje lajmesh të rreme. Në pranga kanë rënë gazetari, Ervis Hasanaga me akuzën e falsifikimit kompjuterik dhe Regina Omeri, 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës. Përmes portalit të tyre shantazhonin dhe vendosnin gjoba ndaj drejtuesve të policisë dhe zyrtarëve të tjerë. Skandali është thelluar pasi burime bëjnë me dije se në dosjen hetimore është i përfshirë edhe vëllai i Kushtrim Selimit, Kreshnik Selimi, shef kundër narkotikëvë në Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH). Kreshniku përmes aksesit të informacioneve për shkak të detyrës, i jepte të dhëna që arrinte të merrte, vëllait të tij Kushtrim Selimit. Por vëllai i zyrtarit të AMP-së, nuk ishte i vetmi që kishte akses në SHISH. Rezulton se edhe bashkëshorti i punonjëses së AMP, Rexhinës, Fisnik Omeri mban postin e drejtuesit në Shërbimin Informativ të Shtetit në Kavajë./ZËRI

Poll

MOS HUMB