Aktualitet

Urdhër mbrojtjeje të dyve! Elia dhe Princ Leka II duhet të qëndrojnë 5 metër larg njëri-tjetrit

Trupa gjykuese e Gjykatës Civile të Tiranës shqyrtoi 3 kërkesa për urdhër mbrojtjeje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të saj, Gjergj Zaharia.

k.m.
Urdhër mbrojtjeje të dyve! Elia dhe Princ Leka II duhet të
Elia Zaharia dhe Princ Leka II

TIRANË- Elia Zaharia dhe Princi Leka II janë pajisur me urdhër mbrojtje. Për dy ish-bashkëshortët, Elian dhe Princin është aprovuar kërkesa për mbrojtje, kështu që të dy duhet që të qëndrojnë jo më pak se 5 metra larg njëri-tjetrit. Si pasojë e këtij kufizimi, Leka do të takohet me të bijën, vetëm kur të jetë në prani të dados së saj. 

Sot, për herë të parë, Elia Zaharia u shfaq në dyert e Gjykatës së Tiranës, ku u shqyrtuan kërkesat për urdhër mbrojtjeje ndaj aktores së njohur dhe ish-bashkëshortit të saj, Princ Leka II. Në seancën e nisur sot që në orën 10.00 të mëngjesit, Elia shkoi e vetme për t'u përballur me drejtësinë. Trupa gjykuese e Gjykatës Civile të Tiranës shqyrtoi 3 kërkesa për urdhër mbrojtjeje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të saj, Gjergj Zaharia. Mirëpo në seancën e sotme, pjesëmarrës ishin vetëm Elia dhe i ati, Gjergji, ndërsa Princi zgjodhi që të mos merrte pjesë për arsye që ende nuk dihen. Në seancë ai u përfaqësua nga avokati i tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB