Aktualitet

Transferuan 11 milionë euro përmes kompanive fiktive, lihet në burg Darin Gezdari, arrest shtëpie për Arlinda Markun

Transferimi i 11 milionë eurove është bërë brenda 2 viteve.

I.F
Transferuan 11 milionë euro përmes kompanive fiktive, lihet në
Darin Gezdari dhe Arlinda Marku

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Darin Gezdarin dhe arrest shtëpie për Arlinda Markun, të cilët akuzohen se gjatë 2 viteve, nëpërmjet kompanive fiktive guacke, kryen transferta bankare me vlerë 11 milionë euro. Të akuzuarit nuk kanë pranuar të flasin para gjykatës, por përmes avokatëve ata kërkuan zbutje të masës, por gjykata miratoi kërkesën e prokurorisë.

Dy personat që akuzohen për pastrimin e 11 milionë eurove në dy vite, posedojnë 10 kompani, kryesisht me shërbime konsulence financiare, ligjore, në fushën e shërbimeve online, informatikës, kibernetikës, teknologjisë dhe madje shit-blerje mjetesh dhe dhënie me qira. Nga 10 kompanitë 7 ishin regjistruar në emër të Gezdarit dhe 3 të Marku. Policia sqaron se transferimi i 11 milionë eurove është bërë brenda 2 viteve.

Kompanitë e Darin Gezdarit:

-Green View Marketing

-Hyper Drive Service

-Information Business System IBS

-Neës Axis Solution

-Neë Moon Services

-Red Ridge Marketing

-Tech Ground Service

Transferuan 11 milionë euro përmes kompanive fiktive, lihet në
Kompanitë

Kurse Arlinda Marku posedon 3 kompani në emër të saj, me objekt konsulencë biznesi dhe financiare, shit-blerje, dhënie me qira të makinave dhe mjeteve të tjera, marketing.

Kompanitë e Arlinda Marku:

-Multi Service Group

-International Business Consulting

-New Axis Solution

Transferuan 11 milionë euro përmes kompanive fiktive, lihet në
Kompanitë

Policia e Tiranës njoftoi se dy të akuzuarit u ndaluan pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar një skemë të mirëfilltë kriminale për transferimin e parave nëpërmjet transaksioneve bankare duke përdorur kompani guaskë në shtetet e parajsave fiskale si Qipro, Giblartar, Maltë, etj. Këto para transferoheshin në shtetin shqiptar në shoqëri të krijuara në mënyrë fiktive, dhe më pas transferoheshin në shtetin kanadez, i gjithë ky aktivitet i dyshuar kriminal është kryer në funksion të pastrimit të produktit të veprës penale.

Nga hetimi i zhvilluar dhe provat e grumbulluara  prokuroria dyshon se në këtë skemë mashtrimi janë të përfshirë shtetas të tjerë shqiptarë e të huaj, të lidhur me këtë aktivitet kriminal, për të cilët po punohet për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të tyre. /ZËRI

Poll

MOS HUMB