Aktualitet

Qëllohet me armë 27-vjeçari në Greqi, arrestohen 2 shqiptarë dhe 2 grekë

I riu ndodhet në gjendje të rëndë.

f.t
Qëllohet me armë 27-vjeçari në Greqi, arrestohen 2
FOTO ILUSTRUESE

GREQI- Një 27-vjeçar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në KTEL Kifisos. Kathimerini raporton se i riu ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve të fundit, 27-vjeçari kurd është qëlluar me armë zjarri pak pas orës 21:00, teksa ishte ulur me dy persona të tjerë në një dyqan në zonën e KTEL-it. Ai është transportuar menjëherë me autoambulancën e EKAV-së në Spitalin “Gennimatas”, ku po trajtohet me dëmtime në krah dhe në brinjë.

Policia arrestoi katër persona, 2 grekë dhe 2 shqiptarë, të cilët u lanë të lirë pak më vonë. Vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB