Aktualitet

Refuzimi i ekstradimit, babai i Laert Haxhiut: Im bir nuk do dorëzohet kurrë!

Qamil Haxhiu tha se Tafani është person i dënuar dhe problematik dhe se nuk ka asnië lidhje me djalin e tij, madje shtoi se nuk njihen.

k.m.
Refuzimi i ekstradimit, babai i Laert Haxhiut: Im bir nuk do dorëzohet
Laert dhe Qamil Haxhiu

TIRANË- Qamil Haxhiu, babai i Laert Haxhiut ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj djalit të tij, të cilat u ngritën pas dëshmisë që ka thënë Artan (Marjus) Tafani, i penduari i drejtësisë. Në një intervistë të dhënë për emisionin "Breaking", Qamil Haxhiu tha se Tafani është person i dënuar dhe problematik dhe se nuk ka asnië lidhje me djalin e tij, madje shtoi se nuk njihen. Për të përforcuar qëndrimin e tij, Haxhiu tha se i biri nuk ka asnjë telefonatë dhe asnjë foto me bashkëpunëtorin e drejtësisë. Gjithashtu hodhi akuza ndaj Policisë së Shtetit dhe tha se djali i tij nuk ka besim te drejtësia shqiptare, ndaj dhe nuk do të dorëzohet kurrë, pasi asnjë nga akuzat që i është bërë nuk është e vërtetë. Po ashtu, në intervistën e tij ka folur për marrëdhënien e të birit me Orges Bilbilin dhe mbi akuzat për vrasjen e prokurores së Lushnjes, Merita Selimi. Babai i të shumëkërkuarit tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë, e se hetuesja mund të "flejë" e qetë pasi nuk do t'i ndodhë asgjë. Ai u pyet nga moderatorja Fiori Dardha në lidhje me njohjen e djalit të tij me Klea Gjatën, e cila akuzohet për bashkëpunim në vrasje, madje dhe se Laerti i kishte blerë një makinë.

“Kjo vajza mund të ketë dëshirë, si çdo vajzë që të ketë një të dashur me emër, pompoz dhe të zgjuar, por Laerti është i martuar dhe me tre fëmijë. Kështu po shkatërroni një familje,”- tha Qamil Haxhiu.

PJESË NGA INTERVISTA:

Babai i Laertit: Tani që po flas jamë tek lokali i Dogës. Armiq Laerti nuk ka përveçse miq. Këto janë shashka që i nxjerr Policia e shtetit. Kanë arritur deri aty sa mua më kanë marrë peng, më kanë marrë belgtorinë. Më ka ardhur Policia disa herë. Këto janë shqetësime të natyrës së Policisë. Unë i jam përgjigjur me korrektësi. Laerti e refuzon ekstradimin sepse janë shashka. A mund të gjenden njëherë Tafani me Laertin bashkë? Pse nuk thonë që janë gjetur shenja gishta? Çfarë janë këto mo? E kuptoni çfarë i bëjnë njerëzimit në Lushnje? Këto po i bëjnë terror. Atij i rrezikohet jeta. Që në fillim akuzohej si vrasës me pagesë, si një njeri që merrte hakun e njerëzve të tij. Ç'është kjo? Si mund të bëjë shteti këto ndërveprime? Masakra e Lushnjes ka ndodhur në tetor, Laerti nuk ka qenë vetë këtu. Ka dëshmitarë për këtë çështje që kanë bërë nga 3 lloj dëshmish. Djali im ka alibi. E mora djalin në telefon dhe i thashë që të akuzojnë për këtë-këtë, ai më tha baba s'jam fare këtu. Ai personi që del aty është 70 kile, Laerti im është 130 kile burrë. A bëhet kërcënimi me të shkuajtur? Si abuzon shteti me emrin e djalit tim?

Si është marrëdhënia e Laertit me Orges Bilbilin?

Babai i Laertit: Vetëm mirëmëngjes-mirëmbrëma. Marrëdhënie shoqërore vetëm. Ata kanë kohë pa u parë bashkë. Armiqtë e tij j anë ata që duan ta fusin në burg pa prova. Laerti kur ka bërë para 5 viteve ka bërë plagosjen e Xhulio Shkurtit prandaj...Janë njerëz më të fortë se ne. Kanë baza më të fortë se ne. Shefi i Prokurorisë zoti Balla është krushk me Hoxhët, është djali i Agron Hoxhës. Hidët kanë lidhje direkte me personin tjetër që është të KLSH, ka dhënë gocën e tezes tek i ndjeri, Besniku. Janë pak ngjarje të trazuara për rrethin e Lushnjes, por jo se nuk do të zgjidhen.

Akuzat për vrasjen e prokurores

Babai i Laertit: I thoni Artanit; si do e vriste? Çfarë ka thënë Laerti? Po lërini këto. Ai për një metadon ka ashtu...Çfarë mund të presësh nga një njeri i droguar.

Keni një mesazh për prokuroren Selimi?

Babai i Laertit: Kam një mesazh për të. Ajo të flejë e qetë, të flejë mbi dafina. Mos ta ketë merak fare. Nuk kemi asgjë, as me Dolorezën, as me njëri tjetër. Ato punojnë në emër të shtetit. Ku bazohesh ti që thua që do vrasi Dolorezën? Shteti pse nuk ngrihet në këmbë me gjithë këta njerëz që akuzohen? Po këta njerëz që kanë njerëz mbrapa? Pse del shteti në konkluzione të parakohshme?

Është i qetë Laerti?

Babai i Laertit: është më i qetë nga unë. Më thotë 'nga të gjitha këto që thuhen, nuk kam bërë asgjë'. Më duket se dje a pardje ka folur edhe avokati i Aldo Bares, edhe ka thënë që nuk ka asnjë konflikt me Laertin. Aldo është atje ku është, Laerti është atje ku është. I vetmi konflikt që ka ndodhur është plagosja e nipit dhe nuk ka për të pasur. Ka marrë 32 vite burg për plagosje im bir. E kuptoni çfarë bëhet në këtë shtet?

Hapat e ardhshëm të Laertit?

Babai i Laertit: Kurrë, kurrë, kurrë nuk do i dorëzohet kësaj drejtësie kaq të kalbur. Laerti nuk ka folur asnjëherë me Tafanin.

Me çfarë merreni?

Babai i Laertit: Unë prodhoj grurë, unë kam 130-160 hektarë tokë dhe merrem me tregëti.

12 persona u arrestuan javën e kaluar në kuadër të operacionit “Kurrë mos harro”. Artan Tafani, i cili është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë, zbuloi grupin e Laert Haxhiut dhe zbardhi 6 vrasje të kryera ndër vite nga ky grup rival i bandës së Aldo Bares./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB