Aktualitet

Rënie gurësh në rrugët e Kukësit, përmbyten disa lagje, banorët të izoluar

Ndërkohë si rezultat i kushteve të motit akset rrugore nacionale janë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve.

F.I
Rënie gurësh në rrugët e Kukësit, përmbyten disa
PAMJE NGA VENDNGJARJA

KUKËS-Edhe Kukësi është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë. Situata më problematike paraqitet në qytetin e Kukësit, ku vërshimi i ujërave ka përmbytur disa segmente rrugore. Në rrugën e “Prizrenit”, mungesa e kanalizimeve ka sjellë grumbullimin e ujit dhe të materialeve inerte, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Ndërkohë si rezultat i kushteve të motit akset rrugore nacionale janë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve. Ka patur rënie të gurëve në rrugë në aksin Bajram Curri Valbonë, Sopot – Kam dhe në aksin Kukës – Shishtavec.

Problem mbeten edhe disa akse nacionale, konkretisht rrugët Kukës–Shishtavec, Kukës–Bushtricë, Kukës–Qafë Mali, Kukës–Krumë–Kam–Tropojë, Tropojë–Qafë Morinë, Bajram Curri–Valbonë si dhe aksi Tropojë–Fierzë–Qafë Mali, ku ka prezencë uji dhe dëmtime të pjesshme të rrugës.

Rënie gurësh në rrugët e Kukësit, përmbyten disa

Rënie gurësh në rrugët e Kukësit, përmbyten disa

/ZËRI

Poll

MOS HUMB