Aktualitet

"Fast and Furious" me taksi/ Brenda pak orëve...grabiti taksistin dhe më pas karburantin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një person që drejtonte një automjet taksi, i cili kishte kryer të paktë 2 grabitje brenda pak orëve. 

zh.ll
"Fast and Furious" me taksi/ Brenda pak orëve...grabiti taksistin
FOTO ILUSTRUESE

FUSHË-KRUJË- Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në një pikë karburanti në Fushë-Krujë. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një person që drejtonte një automjet taksi, i cili kishte kryer të paktë 2 grabitje brenda pak orëve. 

Më herët gjatë ditës, autori ka kërcënuar dhe grabitur një taksist në afërsi të Tapizës dhe i ka marrë atij automjetin. Pas kësaj, ndalesa e dytë do të ishte pranë një pike karburanti në afërsi të Milotit. Autori sërish ka përdorur armën duke kërcënuar punonjësit e karburantit dhe duke iu marrë paratë e xhiros ditore. Pasi ka kryer këto dy grabitje brenda pak orësh, ai ka braktisur mjetin e grabitur në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë.

Megjithatë, mësohet se policia ka arritur ta identifikojë dhe po vijon kërkimet për kapjen e tij, megjithëse deri më tani nuk bëhet me dije emri i personit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB