Aktualitet

Rreshjet e shiut, Tirana bllokohet nga trafiku. Veliaj: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Mëngjesi sjell çdo ditë trafik të rënduar në Tiranë, ndërkohë që në ditët me shi situate bëhet kaotike

E.K
Rreshjet e shiut, Tirana bllokohet nga trafiku. Veliaj: Shmangni lëvizjet e
Trafiku ne Tirane, dhe kalimtare ne shi

TIRANË- Kanë mjaftuar pak minuta shi në Tiranë, që përveç përmbytjeve të disa rrugëve në lagje të ndryshme të kryeqytetit, të ketë edhe një paralizim të trafikut. Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme që sjell Zëri.ai shumica e rrugëve të Tiranës janë të bllokuara duke lënë për minuta të tëra në trafik qytetarët. Përveç situatës së trafikut që ndodh çdo ditë, reshjet e shiut kanë përkeqësuar situatën.

Pamje nga trafiku në Google Maps: 

Rreshjet e shiut, Tirana bllokohet nga trafiku. Veliaj: Shmangni lëvizjet eRreshjet e shiut, Tirana bllokohet nga trafiku. Veliaj: Shmangni lëvizjet e

Ndërkohë që edhe pse situata e sotme ka qenë e paralajmëruar, shumë rrugë në Tiranë sërish janë gjendur nën ujë, ndërsa Lana rrezikon që të dalë nga shtrati.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të bashkëpunojnë me punonjësit e emergjencave.

“Kujdes të shtuar sot me valën e re të rrebeshit! Të gjitha skuadrat janë në terren dhe po bëjnë maksimumin për përballimin e situatës! Si herën e fundit, do evitojmë lëvizjet e panevojshme dhe do bashkëpunojmë me punonjësit e emergjencave! Kujdes të moshuarit e fëmijët dhe telefononi 112 për çdo rast kritik! Forca”, shkruan Veliaj. Reshjet e shiut pritet që të jenë prezente përgjatë gjithë ditës së sotme, ndërkohë që në shumë qytete të vendit, ka probleme dhe në akset rrugore, veccanërisht në zonat rurale.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB