
GJERMANI- Thellohet bilanci i viktimave shqiptarë, që u aksidentuan në një kantier ndërtimi në Gjermani. Mbrëmë ka ndërruar jetë babai i tre fëmijëve, 33-vjeçari Alfred Visha. Lajmin e ka bërë me dije daja i tij, Luan Cemenja. Visha, mbeti i plagosur rëndë nga aksidenti në kanterierin e ndërtimit dhe prej disa javësh ishte në gjendje kome.
Madje familjarët e tij kërkuan ndihmën e shqiptarëve për të përballuar shpenzimet e spitalit. Por i riu nuk ia ka dalë dot që të shpëtojë duke e çuar në 5 numrin e shqiptarëve që ndërruan jetë në Hamburg të Gjermanisë. Të gjithë ishin punësuar me pasaporta bullgare, ndaj edhe identifikimi i tyre u bë fillimisht si shtetas bullgarë. Më pas, ishin familjarët e tyre, ata që zbuluan identitetin e viktimave.
Ngjarja ndodhi teksa shqiptarët po punonin për ndërtimin e një pallati në zonën e HafenCity më 30 tetor. Si pasojë e aksidentit të rëndë humbën jetën tre shqiptarë: Albert Zorba, Astrit Gjeka dhe Ruzhdi Hoxha. Viktima e katërt, ende nuk është idenfikuar. /Zëri.ai