Aktualitet

'Rrjedhja' nga TIMS, Prokuroria kthen dosjen e AMP-së! PD kërkon Komision Hetimor

Informacionet e dorëzuara nga AMP për Prokurorinë e Tiranës kanë qenë të paplota. Hetimet nisën pas shqetësimeve të shprehura dhe nga ambasada e SHBA-ve

E.K
'Rrjedhja' nga TIMS, Prokuroria kthen dosjen e AMP-së! PD
Ervin Salianji

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kthyer mbrapsht kallëzimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për skandalin me sistemin TIMS, për shkak se kishte informacione të palota. Kallëzimi i AMP erdhi pak ditë pas ambasada e SHBA ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave, ndërkohë që në media janë publikuar vazhdimisht informacione në lidhje më këtë skandal që dyshohet se ka përshirë institucionet.

Nga organi i akuzës, thuhet se materialet e dorëzuara nga AMP për sistemin TIMS nuk ishin të plota, ndërkohë që është dërguar fashikulli në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për hetime shtesë. Kallëzimi i AMP erdhi pak ditë pas denoncimit të skandalit që nxori në një reagim edhe ambasadën e SHBA, e cila ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave.

I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDowell në një takim me ministrin e Brendshëm Taulant Balla shprehu shqetësimin e SHBA lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit, duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë si dhe duke ofruar mbështetjen amerikane sa iu përket hetimeve.

Ndërkohë këtë të premte grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor në lidhje me këtë rast. Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka depozituar në Kuvend kërkesën ku kërkon të nxirren përgjegjësit institucionalë në lidhje me rrjedhjen e të dhënave.

'Rrjedhja' nga TIMS, Prokuroria kthen dosjen e AMP-së! PD

'Rrjedhja' nga TIMS, Prokuroria kthen dosjen e AMP-së! PD

'Rrjedhja' nga TIMS, Prokuroria kthen dosjen e AMP-së! PD

'Rrjedhja' nga TIMS, Prokuroria kthen dosjen e AMP-së! PD

'Rrjedhja' nga TIMS, Prokuroria kthen dosjen e AMP-së! PD

'Rrjedhja' nga TIMS, Prokuroria kthen dosjen e AMP-së! PD

'Rrjedhja' nga TIMS, Prokuroria kthen dosjen e AMP-së! PD

Ervin Salianji: Kujtojmë këtu rrjedhjen e të dhënave të patronazhistëve, ku të dhënat personale të qytetarëve ishin në dorën e funksionarëve të PS dhe keqpërdoreshin në zgjedhjet e kaluara. Kujtojmë rrjedhjet e pagave të qytetarëve, targave të makinave të qytetarëve dhe rrjedhja apo tentativa për manipulimin e sistemit TIMS. Këto të dhëna janë prova të rëndësishme për SPAK në hetimet e kaluara. Të gjithë e dimë që në vitin 2021 është publikuar lajmi se PS ka një databazë të dhënash për 910 mijë qytetarë në Tiranë, ku përfshiheshin të dhëna për adresën ,punën dhe bindjen politike ndër të tjera. Kjo databazë menaxhohej nga patronazhistët që ishin të punësuar në administratë publike E vetmja mënyrë nga ku mund të siguroheshin këto të dhëna ishte baza shtetërore. OSBE ODIHR ka raportuar rrjedhjen e të dhënave sensitive si një problematikë serioze.

 

Poll

MOS HUMB