Aktualitet

Vrau burrin me sëpatë, Elvira Tahiraj shtrohet në spitalin psikiatrik

Gjykata ka caktuar ndaj saj masën e sigurimit “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”.

F.I
Vrau burrin me sëpatë, Elvira Tahiraj shtrohet në spitalin
PAMJE NGA VENDNGJARJA

SARANDË-Elvira Tahiraj, e cila në orët e para të mëngjesit të së martës vrau bashkëshortin e saj, Llazar Tahira duke e goditur me sëpatë, ka dalë para Gjykatës së Sarandës. Gjykata ka vendosur të vlerësojë të ligjshëm arrestimin e 49-vjeçares për veprën penale “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe ka caktuar ndaj saj masën e sigurimit “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”.

Mësohet se ka qenë vajza e çiftit ajo që e ka gjetur të atin rreth orës 08:00 të 24 dhjetorit, të pajetë dhe të rrethuar nga një pellg gjaku në shtatin e tij. Pasi nënën e ka gjetur në derën e jashtme të shtëpisë, vajza ka telefonuar të motrën duke i rrëfyer se çfarë kishte ndodhur.

Krimi në familje mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 24 dhjetorit, në fshatin Metoq. 49-vjeçarja, Elvira Tahiraj e ka goditur për vdekje bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj 55 vjeç me sëpatë në kokë, pas një konflikti mes tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB