
FOTO ILUSTRUESE
GREQI- Tre shqiptarë janë përfshirë në një sherr me thika ditën e djeshme në zonën Ilaias në Greqi, ku dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Mësohet se dy prej tyre janë 37 vjeç, ndërsa tjetri 41 vjeç.
Arsyet e sherrit nuk bëhen të ditura, por autoritetet greke kanë lajmëruar se autori është arrestuar.
Identiteti i tij nuk është bërë me dije për mediat, por ai akuzohet për veprat penale tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje./ZËRI
Poll