Aktualitet

Sherr me thika mes të rinjëve në Gjirokastër, plagoset 24 vjeçari, arrestohet autori

Policia njofton se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

l.k
Sherr me thika mes të rinjëve në Gjirokastër, plagoset 24
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një sherr mes të rinjve në Gjirokastër ka përfunduar me plagosjen e një 24-vjeçari. Sipas policisë, i riu me iniciale E.G. është goditur me thikë nga një 19-vjeçar me iniciale A.B. Pas ngjarjes, autori u arrestua nga policia, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Procedimi penal  nisi edhe për një 18-vjeçar me iniciale H.H., i dyshuar për “moskallëzim krimi”, pasi ishte i pranishëm gjatë konfliktit, por nuk e denoncoi ngjarjen në polici. Policia njofton se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 19 vjeç, banues në fshatin Asim Zenel, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. G., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. H., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit të ndodhur, por nuk ka kallëzuar në Polici./ZËRI

Poll

MOS HUMB