Aktualitet

Sherr me thika në Shkodër, një i plagosur! Arrestohet autori

Policia ndërkohë ka shoqëruar autorin në komisariat, ndërsa hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

k.m.
Sherr me thika në Shkodër, një i plagosur! Arrestohet autori
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën “Ish-Dega” në Shkodër, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë. Pas një përplasjeje fizike, autori ka goditur me thikë për motive të dobëta 42-vjeçarin e identifikuar me iniciale B.B. Policia ndërkohë ka shoqëruar autorin në komisariat, ndërsa hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërsa i plagosuri është ende në spital.

Njoftimi i Policisë:

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme i shtetasit B. B., 28 vjeç, autori i dyshuar të ngjarjes. Shtetasi B. B., 42 vjeç, ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB