Aktualitet

Sherr te moshat, ‘kërcet’ grushti në ndeshjen Erzeni – Partizani

Teksa dy skuadrave po përballeshin në stadiumin ‘Tofik Jashari’ në Shijak, ndeshja u mbyll në barazim 2-2, ka nisur një përplasje. Në përfundim të sfidës, mes lojtarëve ka nisur përplasja fizike, e më pas në fushën e blerë janë futur edhe persona të pautorizuar.

k.m.
Sherr te moshat, ‘kërcet’ grushti në ndeshjen Erzeni
Foto ilustruese

TIRANË- Një përplasje fizike ka ndodhur në ndeshjen e moshve U-19 mes Partizanit dhe Vllaznisë në ‘Arenën e Demave’. Teksa dy skuadrave po përballeshin në stadiumin ‘Tofik Jashari’ në Shijak, ndeshja u mbyll në barazim 2-2, ka nisur një përplasje. Në përfundim të sfidës, mes lojtarëve ka nisur përplasja fizike, e më pas në fushën e blerë janë futur edhe persona të pautorizuar. Si pasojë, janë dëmtuar 2 lojtarë të ekipit "Partizani", por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin mjekim në spital. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Shijak

Rreth orës 14:00, në fushën sportive "Tofik Jashari", është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të kategorisë U-21, Erzeni-Partizani. Organizatorët e ndeshjes nuk kanë njoftuar Policinë për këtë aktivitet. Në përfundim të ndeshjes, janë konfliktuar fizikisht lojtarët e 2 ekipeve. Si pasojë, janë dëmtuar 2 lojtarë të ekipit Partizani, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB