Aktualitet

Shkon për të vizituar kushëririn në burg, arrestohet i riu në burgun e Drenovës

Gjatë kontrollit të ushtruar, 30-vjeçarit i është gjetur në xhepin e çantës 2 boçe kanabis. 

k.m.
Shkon për të vizituar kushëririn në burg, arrestohet i riu
Foto ilustruese

KORÇË- Një person është arrestuar në ambientet e brendshme të burgut të Drenovës në Korçë. 30-vjeçari, i identifikuar me inicialet S.P., ka shkuar për të dërguar ushqime për një të afërm, por gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur në xhepin e çantës 2 boçe kanabis. 

Komunikatë për mediat: 

Në Ievp Drenovë u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “prodhim shitje narkotikëve dhe futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në Ievp parashikuar nga nenet 283 dhe 324/-a/1 të K.Penal të shtetasit O.K, vjeç 38 lindur e banues në Korçë. Pasi më datë 15.04.2024 ka shkuar t’i dergojë rrobat kushëririt, i cili është i akomoduar për veprën penale neni 283 K.Penal, në Ievp Drenovë me cilësinë, i paraburgosur shtetasi S.P vjeç 30. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Juridiksion Përgjithshëm Korçë./ZËRI

Poll

MOS HUMB