
SHKODËR- Në orët e para të mëngjesit një lëndë plasëse është hedhur në portën e shtëpisë së një 49-vjeçari në fshatin “Dragoç”.
Bëhet me dije, se në shtëpinë, ku u hodh lënda plasëse nuk banon njeri prej vitesh. Fatmirësisht nga shpërthimi ka vetëm dëme të vogla materiale.
Policia është duke hetuar rastin dhe po punon për të identifikuar dhe kapur autorët.
“Rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç”, Postribë, në portën e jashtme të banesës së shtetasit L. H., 49 vjeç, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia./ZËRI