Aktualitet

SKANDAL/ Micro Credit Albania 'zhvat' pasuritë e shqiptarëve, përmbaruesit i shesin në ankand! Zbulohet SKEMA

Ky grup kriminal duke bashkëpunuar me institucionet financiare jo banka, konkretisht “Micro Credit Albania”, së cilës Banka e Shqipërisë i ka pezulluar licensën në janar të këtij viti  dhe “Final kanë përvetësuar pasuritë e qytetarëve.

Zeri
SKANDAL/ Micro Credit Albania 'zhvat' pasuritë e
Foto ilustruese

TIRANË-13 persona janë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nga Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë për akuzën e mashtrimit, pastrimit të parave dhe përvetesimit të titullit apo detyrës shtetërore. Ky grup kriminal duke bashkëpunuar me institucionet financiare jo banka, konkretisht “Micro Credit Albania”, së cilës Banka e Shqipërisë i ka pezulluar licensën në janar të këtij viti  dhe “Final kanë përvetësuar pasuritë e qytetarëve.

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësore është vënë në lëvizje vetëm pas denoncimeve të shumta të mbërritura nga qytetarët. Ky grup, zyra Përmabarore “TDR” Group me seli në Tiranë, i cili përbehej nga përmbarues, ish-përmbarues, vlerësues të pasurive të paluajtshme, përfaqësues ligjorë dhe ortakë të institucioneve financiare jobanka u merrnin pronat dhe pasuritë e paluejtshme qytetarëve dhe i shisnin me çmime qesharake, me qëllimin final atë të kalimit të pronave nga apartamente deri troje, në pronësi të tyre.

Por si funksiononte grupi?

Zëri.ai ka siguruar dokumentet ku shihet qartë se pasuritë e qytetarëve janë sekuestruar dhe më pas hedhur në ankand. Rreth 4000 të tillë janë zhvilluar në 10 muajt e fundit. Ndërkohë qytetarët janë ende të pasigurt nëse prona etyre u është marrë. Në rrjetën e mashtruesve kanë rënë kryesisht qytetarë që nuk banojnë në Shqipëri.

BELSH

Në dokumentet që siguron Zëri, shihet se si një ndërtesë 109 metër katrorë shiten 2 milion e 700 mijë lekë të reja ose 27 milionë të vjetra. Ndërkohë po në Belsh, qytetarit Gani Zekthi i janë sekuestruar 7 pasuri ku përfshihen toka, truall ndërtimi dhe ndërtesa.

Përmbaruesi fiktiv Rigel Bejko, jep arsyetimin se nxjerrja e tyre në ankand është bërë pasi qytetari nuk i është pëgjigjur kontratës së bërë me institucionin financiar.

SKANDAL/ Micro Credit Albania 'zhvat' pasuritë e
Dokumenti

Bejko me një kërkim të thjeshtë nuk rezulton i regjistruar si për,mbarues gjyqësor në faqen kryesore të kësaj Dhome. Për marrjen pjesë në ankandin fiktiv, përmbaruesi gjyqësor thekson se ata që duan të marrin pjesë duhet të paguajnë fillmisht garancinë, 10% të çmimit fillestar.

DURRËS

Dhe në Durrës është përdorur e njëjta skemë. Pas mospërmbushjes së detyrime ndaj intitucioneve financiare, përmbaruesi privat hidhet në veprim duke i kaluar pasuritë në ankand. Siç është rasti i një apartamenti në Durrës, i cili është mbi 60 metra katrorë por që shitet për 18 milionë të vjetra.

SKANDAL/ Micro Credit Albania 'zhvat' pasuritë e
Dokumenti
SKANDAL/ Micro Credit Albania 'zhvat' pasuritë e
Dokumenti
SKANDAL/ Micro Credit Albania 'zhvat' pasuritë e
Dokumenti

Një tjetër rast është ai i Gani Allmetës, të cilit i janë sekuestruar 9 pasuri, që përfshijnë toka, apartamente e tuall. E jëjta situate paraqitet dhe në Lezhë, Kurbin, Dibër e Devoll.

TIRANË

Dëmi më i madh me sa duket është bërë në Tiranë, kjo dhe për faktin e përmasave dhe rëndësisë që kanë provat. Pas sekuestrimit të bërë nga përmbaruesi Rigels Bejko i dy apartamenteve në “Don Bosko” dhe rrugën “Tasim Shehu”, ata janë shitur për pak se 30 milionë milionë lekë të vjetra secili.

Ndërkohë më shumë se 1000 pasuri u janë marrë pronarëve dhe janë shitur në ankande fiktive për të cilat SPAK është vënë në dijeni përmes kallëzimit penal nga Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve.

SKANDAL/ Micro Credit Albania 'zhvat' pasuritë e

SKANDAL/ Micro Credit Albania 'zhvat' pasuritë e

SKANDAL/ Micro Credit Albania 'zhvat' pasuritë e

Po ashtu një apartament 61.7 metra katrorë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, ajo e “Myslym Shyrit” është shitur për 40 milionë lekë. Ndërsa një shtëpi private, 1-katëshe është shitur për 20 milionë lekë të vjetra./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB