Aktualitet

Skandali me fotot e fëmijëve në Telegram, grupet nisin fshirjen e materialeve

Megjithatë, Zëri.ai ka mjaftueshëm video e foto që vërtetojnë këtë veprimtari që zhvillohet nën hundën e çdo qytetari dhe të autoriteteve gjithashtu.

F.m
Skandali me fotot e fëmijëve në Telegram, grupet nisin fshirjen e
Telegram

TIRANË- Një ditë pasi Zëri.ai publikoi zbulimin e skandalit me fotot e fëmijëve dhe të vajzave shqiptare në Telegram, grupet kanë nisur fshirjen e materialeve. Zëri.ai ka mbajtur nën vëzhgim grupet përmes një bahskëpunëtor dhe kur nuk kanë kaluar ende 24 orë nga publikimi i lajmeve, një prej grupeve ka zeruar të gjitha materialet që kishte hedhur që prej kohës që ishte hapur. Bhëet fjalë për grupin me emrin "PPSH" me 52 mijë anëtarë ku ishte shpërndarë videoja e një 8-vjeçareje.

Megjithatë, Zëri.ai ka mjaftueshëm video e foto që vërtetojnë këtë veprimtari që zhvillohet nën hundën e çdo qytetari dhe të autoriteteve gjithashtu.

Skandali me fotot e fëmijëve në Telegram, grupet nisin fshirjen e
Grupi i boshatisur

Zëri.ai është media e parë në Shqipëri që ka mundur të investigojë këto grupe, përmbajtjen e palejuar të që shpërndahet në to dhe rrezikun që i kanoset të gjithë shoqërisë. 

Personat në këto faqe paguajnë për të marrë foto të vajzave “VIP”, zakonisht në plazh, për t’i edituar si nudo, e më pas për t’i shpërndarë me audiencën që i pret. Pre kanë rënë Luana Vjollca, Belinda Dragot, Ina Pojani, etj. Madje, bëjnë edhe kërkesë kolektive, ku me anë të sondazheve, publiku vendos se kë do të shohë nudo.

Bota virtuale po bëhet gjithnjë e më e frikshme, e të gjithë mund të jenë “viktimë”, që nga fëmijët e pafajshëm që ekspozohen apo bien pre e pedofilëve, tek të rejat që besojnë shumë dhe më pas shantazhohen, e tek personazhet që të vetmin faj kanë që janë persona publikë.

Zëri.ai do ta ndjekë edhe më tej këtë çështje.

Poll

MOS HUMB