Aktualitet

Skandali me mikrokreditë, Apeli liron katër nga të arrestuarit (EMART)

Në detyrim paraqitje janë lënë edhe Alketa Tanushi dhe Jorsida Dervishi, përmbarues gjyqësore. 

f.t
Skandali me mikrokreditë, Apeli liron katër nga të arrestuarit
PËRMBARUESIT

TIRANË- Gykata e Apelit ndryshuar masat e reja të sigurisë për 4 të arrestuarit e përfshirë në mashtrimin me mikrokreditë.  Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia dhe ka lënë në arrest shtëpie Albert Gegën, dhe në detyrim paraqitje Edmond Maton, administratorë të shoqërive përmbarimore Star-FS. Në detyrim paraqitje janë lënë edhe Alketa Tanushi dhe Jorsida Dervishi, përmbarues gjyqësore. 

Njoftimi:

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është regjistruar kallëzimi penal datë 25.02.2020 me kallëzues Ministrinë e Drejtësisë. Mbi bazën e këtij kallëzimi është regjistruar procedimi penal datë 03.03.2020 për veprën penale “Skema mashtruese dhe piramidale”, të parashikuar nga neni 143/a paragrafi i dytë i Kodit Penal. Sipas materialit kallëzues Ministria e Drejtësisë kërkon ushtrim të ndjekjes penale për veprat penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143, si dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”, parashikuar në nenin 246 të Kodit Penal, ndaj shoqërive, si dhe ndaj shtetasve të kallëzuar me iniciale M C A, A. D, A. G, E. M, K. S, J. D, A. M dhe A. T etj, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë te Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimin lidhur me caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj shtetasve me iniciale A. D, A. G, E. M, A. M, A. K dhe A. T, si dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, ndaj shtetasve me iniciale K. F, E. I dhe J. D, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1313, datë 21.05.2024, ka vendosur:

1.Praninim e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë te Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Caktimin ndaj shtetasit A. D masën e sigurimi personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
3.Caktimin ndaj shtetasit A. G masën e sigurimi personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

4.Caktimin ndaj shtetasit E. M masën e sigurimi personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

5.Caktimin ndaj shtetases K. S masën e sigurimi personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

-Urdhërohet personi nën hetim K. S të mos largohet nga banesa e saj …

-Urdhërohet policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi, duke kryer kontroll në banesën e personit nën hetim K. S të paktën 1 (një) herë në javë.

6.Caktimin ndaj shtetases E. I masën e sigurimi personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

-Urdhërohet personi nën hetim E. I të mos largohet nga banesa e saj …

-Urdhërohet policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi, duke kryer kontroll në banesën e personit nën hetim E. I të paktën 1 (një) herë në javë.

7.Caktimin ndaj shtetases J. D masën e sigurimi personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

-Urdhërohet personi nën hetim J. D të mos largohet nga banesa e saj …

-Urdhërohet policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi, duke kryer kontroll në banesën e personit nën hetim J. D të paktën 1 (një) herë në javë.

Caktimin ndaj shtetasit A. M masën e sigurimi personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Caktimin ndaj shtetasit A. K masën e sigurimi personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Caktimin ndaj shtetases A. T masën e sigurimi personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
-Urdhërohet personi nën hetim A. T të mos largohet nga banesa e saj …

-Urdhërohet policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi, duke kryer kontroll në banesën e personit nën hetim A. T të paktën 1 (një) herë në javë.

Pas zbatimit të masës së sigurimit, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale A. D, A. G, E. M, K. S, J. D, A. M, E. I dhe A.T, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr.1368 Regj. Them, datë 24.05.2024, ka vendosur:

-Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale , ndaj personave nën hetim A. D, A. G, E. M dhe A. M, vendosur me vendimin nr. 1313, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

-Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim K. S, J. D dhe A. T vendosur me vendimin nr.1313, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Prokuroria e Tiranës lëshoi 9 masa sigurie për personat e përfshirë në skandalin e mashtrimit me mikrokreditë, ku janë zhvatur mijëra qytetarë. Prokuroria ka dalë në përfundimin se Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, por edhe personat fizikë: Elda Ibro, Andis Gjoka, Olsi Ibro, Arben Meskuti, Yllka Meskuti, Ernela Cuberi, Indrit Cuberi, Alban Kote, Aldo Daka, Edmond Mato, Roland Deda, Jordisa Dervishi, Alketa Sali Goxha, Albert Geea, Kejda Seferi, Mariela Basha, Besmir Barxhani, Saimir Hajdari, Bashkim Xhafa, Florian Beqaraj, kanë përdorur licencat si kompani mikrokrediti dhe përmbarues gjyqësorë për të zhvatur mijëra qytetarë përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra./ZËRI

Poll

MOS HUMB