Aktualitet

Skema Kombëtare eMbështetjes/ Kësti i dytë i pagesave, AZHBR: Fondet për fermerët janë transferuar në bankë

AZHBR bën me dije se fondet janë transferuar në bankat e nivelit të dytë dhe po kalohen gradualisht në llogaritë bankare të fermerëve përfitues. Bëhet fjalë për rreth 65,000 fermerëve përfitues.

zh.ll
Skema Kombëtare eMbështetjes/ Kësti i dytë i pagesave,
azhbr

TIRANË- Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka bërë njoftimin e rëndësishëm për fermerët, duke deklaruar se kësti i dytë i pagesave në kuadër të Skemave Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2025 është kaluar brenda datës 31 dhjetor, deri në orët e vona të ditës, në përputhje me procedurat financiare në fuqi. AZHBR bën me dije se fondet janë transferuar në bankat e nivelit të dytë dhe po kalohen gradualisht në llogaritë bankare të fermerëve përfitues. Bëhet fjalë për rreth 65,000 fermerëve përfitues.

“Me miratimin e Aktit Normativ nr. 11, datë 19.12.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024, Për buxhetin e vitit 2025, të ndryshuar”, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 239, datë 23.12.2025, buxhetit të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural i është shtuar fondi prej 1,960,406,000 lekësh. Ky fond i shtuar është i destinuar për kryerjen e pagesave në kuadër të Skemave Kombëtare të Mbështetjes, masat 1–8, për vitin 2025. AZHBR ka punuar pa ndërprerje në ditët e fundit të vitit për të mundësuar kalimin e 50% të mbetur të pagesave, të cilat po shpërndahen aktualisht në llogaritë bankare të rreth 65,000 fermerëve përfitues, përmes bankave të nivelit të dytë. AZHBR falënderon fermerët për bashkëpunimin dhe durimin e treguar dhe mbetet e angazhuar që edhe në vijim të garantojë mbështetje për sektorin bujqësor dhe zhvillimin rural”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë më herët, deputeti socialist Erion Braçe, kritikoi ashpër administratën shtetërore për neglizhencën për të alokuar paratë për fermerët, të cilët punojnë 24 orë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, sipas Braçes bujqit nuk janë pagur, teksa kritkoi dhe kërkoi zhbërjen e AZHBR, pasi sipas tij, dështoi që t’iu jepte paratë fermerëve brenda vitit.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

Më në fuuuund në punë!

"Më në fuuund" sepse dy javet e fundit është punuar vec 5 ditë në total; kaq shumë ditë pushim kishte dhe të tjera dhjetori, mund të jenë të vlefshme për rikuperim e konsum, por ka edhe nevoja të tjera ky vend; Njerëzit duan të marrin çfarë u takon dhe natyrisht të marrin edhe shërbim.

Përr shembull;

Gjatë këtyre ditëve "pushim", nga njerëz që punojnë, populli i fshatit është në punë pa pushim, kam marrë shumë mesazhe për "lekët e mbështetjes për nafte, bagëti etj"; Lexojini dy prej tyre këtu në vijim.

Sot mësoj se e kemi mbyllur vitin me 13 milionë euro mbështetje për bujqit në punë pa paguar, ndërkohë që kemi shtuar edhe 19 milionë euro me aktin normativ. Gjithsej, 32 milionë eurove për t'u paguar bujqve!

Ne kemi patur problem pamjaftueshmërinë e parave për bujqit, tani që kemi para nuk paguajmë.

Natyrisht AZHBR dështoi të paguante paratë brenda vitit dhe po e përsëris, duhet zhbërë nga themelet.

Këta njerëz duhet të jenë 24 orë në punë të paguajnë bujqit që nuk punojnë në zyra siç këta, por në fushë mes shiut, në sera të ngrira nga ftohti i fillimvitit, në stalla etj!/ZËRI

Poll

MOS HUMB