
TIRANË- Një grup kriminal shqiptar me bazë në Finlandë është goditur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Lidhur me aksionin e zhvilluar ende nuk ka një njoftim zyrtar, por sipas "Weblajm", SPAK do të dalë në një komunikim me mediat në mesditë për të dhënë detaje nga operacioni. Kjo është hera e parë që institucionet e drejtësisë godasin një grup kriminal shqiptar në shtetin e Finlandës. Ndërsa autoritetet vendase kanë pasur edhe herë të tjera aksione të ngjashme.
Nga të dhënat e deritanishme, janë sekuestruar laborator droge, para, asete si dhe janë arrestuar disa shtetas. Por identitetet e tyre ende nuk janë bërë me dije. Si në çdo grup tjetër të strukturuar, paratë e fituara nga droga janë investuar masivisht në shqipëri në asete të paluajtshme, si dhe aksesorë luksi./ZËRI