Aktualitet

‘Sundimi i ligjit’/ Policia arreston trafikantin e drogës dhe hajdutin (Emrat)

Në pranga ra shtetasi Franko Gatani 27 vjeç, dënuar për trafik droge dhe Landi Qerimi 21 vjeç, dënuar për vjedhje të mbetur në tentativë.

D.XH
‘Sundimi i ligjit’/ Policia arreston trafikantin e drogës dhe
Policia

TIRANË – Policia në kryeqytet njofton se ka arrestuar dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim, pasi ishin dënuar nga gjykata. Në pranga ka rënë një i dënuar për trafik droge dhe një tjetër për vjedhje.

Efektivët saktësojnë se në pranga ra Franko Gatani, 27 vjeç, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 2 vite e 4 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Gjithashtu, u arrestua edhe shtetasi Landi Qerimi, 21 vjeç, dënuar për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë dhe “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Operacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Kapen dhe vihen në pranga, nga strukturat e Komisariarit të Policisë Nr. 4, dy shtetas të shpallur në kërkim.   

Strukturat e Komisariarit të Policisë Nr. 4, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre, përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve, janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

- Franko Gatali, 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar 2 vjet, 4 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";

- Landi Qerimi, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprat penale "Vjedhja", mbetur ne tentativë, dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt".

Megaoperacioni "Sundimi i ligjit" vazhdon. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./ZËRI/

Poll

MOS HUMB