Aktualitet

Terroristët në Veri, DASH: Duhet koordinim ndërkombëtar

Lidhur me tensionet në Zveçan, ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Hovenier

D.XH

Terroristët në Veri, DASH: Duhet koordinim ndërkombëtar

SHBA – Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Matheu Miller, në një konferencë për mediat, foli për situatën dhe tensionet në Kosovë.

Miller tha se që situata në Kosovë të qetësohet, është me rëndësi që të gjitha palët të koordinojnë me ndërkombëtarët.

I pyetur lidhur me propozimin që NATO-ja përmes KFOR-it të marrë kontrollin e plotë mbi veriun e Kosovës për ta parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm, ai tha se palët duhet të punojnë me ndërkombëtarët për të qetësuar situatën.

“Është e rëndësishme që të gjitha palët të punojnë menjëherë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë. Kjo me qëllim për të deshkallëzuar gjendjen, për të garantuar sigurinë dhe sundimin e ligjit”, tha ai.

Ndërsa ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier, në një takim me Vjosa Osmanin, deklaroi se sulmi në veriun e Kosovës është kryer nga një grup profesionistësh.

“Më lejoni të them se është sulm shumë serioz. Institucionet e sigurisë së SHBA-së po punojnë bashkë me të Kosovës dhe të tjerët për të sqaruar gjithçka që ka ndodhur dhe motivet”, tha ambasadori Hovinier./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB